BallinaLajmeKrasniqi thotë se Kurti përdori Haxhiun për të fshehur dështimin politik

Krasniqi thotë se Kurti përdori Haxhiun për të fshehur dështimin politik

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Albulena Haxhiun e kishte një maskë për t’u fshehur nga dështimi që e priste.

Kështu ka deklaruar i pari i PDK-së në KlanKosova, teksa fliste për dështimin e formimit të Qeverisë “Kurti 3”.

“Dje, po them u bë mirë, sepse po të mos ndodhte kjo, në nuk do të vinim në pikën ku përsëri do të verifikohej ajo që kemi thënë nga fillimi, që Albin Kurti është duke mbajtur shtetin peng, sepse nuk i ka numrat”.

“Albulena Haxhiun dhe propozimet e ndryshme që i kishte, i kishte vetëm një maskë për t’u fshehur nga dështimi i pashmangshëm që e priste”, u shpreh Krasniqi.

Mes tjerash, Krasniqi tha se faktin që Kurti nuk i ka pasur numrat për të zgjedhur Qeverinë, e ka thënë qysh më 17 prill, pra herën e dytë kur deputetët u mblodhën për të konstituuar në atë kohë Kuvendin e Kosovës.

“Më 17 prill saktësisht, pra herën e dytë që jemi mbledhur në Kuvend, pas fillimit të seancës konstituive më 15, e kam thënë publikisht që Albin Kurti as s’i ka, as nuk do t’i ketë numrat. Jo për profeci, por për shkak të një situate të qartë që ishte krijuar në skenën politike pas rezultatit zgjedhor”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz