BallinaLajmeKrasniqi, thirrje deputetëve: Mos e votoni demarkacionin

Krasniqi, thirrje deputetëve: Mos e votoni demarkacionin

Të ngjajshme

Mos dilni pa krem mbrojtës nga dielli nga marsi deri në tetor

Banorët në Mbretërinë e Bashkuar po këshillohen të tregohen...

Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në këtë kohë|

Në kushtet e sfidave të sigurisë në rajon dhe...

Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastrukturën energjitike në Riad

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan mbi kryeqytetin e Arabisë...

Presidenti iranian konfirmon se Ministri i Inteligjencës është vrarë

Presidenti iranian Mazoud Pezeshkian ka konfirmuar se ministri i...

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mbrojnë interesin e shtetit, dhe jo interesin e shefave.

Ish kryeparlamentari përmes një shënimi në profilin e tij në Facebook, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, dhe kështu sipas tij mund të çohet në vend betimi i tyre që i obligon ata të vihen mbi çdo interes individual .

“Me Kushtetutën e Kosovës, deputeti nuk i nënshtrohet asnjë diktati a presioni, veç bindjes dhe vullnetit të tij. Çdo presion mbi deputetët, është veprim antiligjor dhe antikushtetues. Deputetët me asnjë akt ligjor, nuk janë të obliguar që të vihen ekskluzivisht në mbrojtje të interesave të shefave partiak. Ndërsa, të gjitha aktet juridike dhe Betimi i deputetit i obligon ata që të vihen mbi çdo interes individual a grupor dhe në mbrojtje të interesit shtetëror”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Ai ka shtuar se “presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri  Isa Mustafa, duhet të heqin dorë nga çdo formë e diktatit, presionit apo e joshjes me para dhe pozita për t’i detyruar deputetët që ta votojnë demarkacionin, i cili sipas tij, po mbrohet nga të apostrofuarit për t’i mbrojtur interesat e tyre personale”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz