back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKrasniqi: Të tjerë në LVV kanë pasur ambicie për karrigen e kryeparlamentarit,...

Krasniqi: Të tjerë në LVV kanë pasur ambicie për karrigen e kryeparlamentarit, por duket se Haxhiu për Kurtin është më e rëndësishme sesa krejt ata

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje s’po bën “asnjë veprim” që tha do ta nxirrte Kosovën nga “situata e rëndë”, duke insistuar në propozimin e Albulena Haxhiut pavarësisht se, siç tha, ka pasur të tjerë në LVV që kanë pasur ambicie për t’u ulur në karrigën e kryetarit të Kuvendit.

Krasniqi tha se bllokada po vazhdon edhe mbi tre muaj e gjysmë pas zgjedhjeve për shkak të kryeneçësisë politike të Albin Kurtit.

“Kanë kaluar një muaj e gjysmë prej kur ka filluar tentimi për ta konstituuar Kuvendin dhe mbi tre muaj e gjysmë prej kur janë mbajtë zgjedhjet, fatkeqësisht bllokada e inicuar dhe e mundësuar nga Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon në Kuvendin e Kosovës. Ne as sot s’kemi institucione dhe duket që s’ka as interesim e asnjë veprim që do ta nxirrte Kosovën nga situata e rëndë në të cilën kjo kryeneçësi politike e z.Kurti dhe partisë Vetëvendosje e ka futur vendin tonë. Vërtetë është për keqardhje që s’ka asnjë reflektim”, tha ai.

Ai i bëri thirrje LVV-së që “të ketë racionalitet politik, që të vendosit interesi i qytetarëve në radhë të parë”.

Krasniqi përsëriti se PDK-ja “nuk e voton asnjë prej deputetëve që kanë qenë anëtarë të Qeverisë Kurti”, ndërsa shtoi se për propozimet e tjera “mbetet të shihet”.

“Le të vjen. Besoj që mjaftueshëm i ka mashtruar deri tash zoti Kurti, sepse ka pasur aty edhe të tjerë që kanë shfaqë ambicie me qenë kryetar apo kryetare, por duket që Albulena Haxhiu është më e rëndësishme se krejta ta tjerët bashkë”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz