back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmeKrasniqi: Shqiptarët në Kosovë janë helmuar nga deklarata mashtruese të sfeqlave, bahtirave...

Krasniqi: Shqiptarët në Kosovë janë helmuar nga deklarata mashtruese të sfeqlave, bahtirave e atiqave

Të ngjajshme

Zelensky shkon në Berlin për takim online me Trumpin dhe udhëheqësit europianë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky udhëtoi për në Berlin të...

Italia në krizë turistike, plazhet janë bosh…

Italianët po shmangin shkuarjen në plazhe private këtë verë,...

Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

Nëntë vatra zjarri janë aktive në gjithë Kosovën dhe...

Analisti Milazim Krasniqi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se ka mashtruar qytetarët e Kosovës për situatën në veri.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pretendimet e Qeverisë për sukses në qeveria nuk kanë qenë në përputhje me realitetin.

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës janë helmuar nga deklarata mashtruese të qeveritarëve.

“Shqiptarët në Kosovë janë helmuar nga deklarata mashtruese të sfeqlave, durmishave, bahtirave, atiqave, mujave e vetë Kurtit, për “suksese në veri” dhe demek “po vjen era shtet.” Ndërsa realiteti i Kosovës është i pandryshuar: 1. Kosova ka prezencë ushtarake të huaj (KFOR) të cilën me asgjë nuk mund ta kontrollojë qeveria e Kosovës. 2. Kosova ka Gjykatë Speciale, të cilën me asgjë nuk po mund ta kontrollojë qeveria e Kosovës. 2. Kosova ka prezencë policore të BE-së (EULEX) të cilën me asgjë nuk e kontrollon qeveria e Kosovës. 3. Kosova ka prezencë civile të huaj (UNMIK), sidomos në veri, sado formale e simbolike, të cilën me asgjë nuk e kontrollon qeveria e Kosovës. 4. Qeveria e Kosovës detyrohet të zhvillojë bisedime me Serbinë, për problemet brenda territorit e shoqërisë së Kosovës. Kjo është gjendja faktike”, ka shkruar ai, duke shtuar se as Qeveria Kurti nuk ka ndryhshuar asgjë me disa institucione.

“Pra, as me Kurtin nuk kanë ndryshuar asgjë raportet e Kosovës me KFOR-in, me Gjykatën Speciale, me EULEX-in, me UNMIK-un, me Serbinë? I vetmi ndryshim është pranimi i Planit Franko-Gjerman dhe i Aneksit të Ohrit nga qeveria Kurti, të cilët paraqesin minë të kurdisur për karakterin unitar të shtetit tonë. Koncentrohuni, more njerëz! Mos lejoni t’ua idiotizojnë aftësinë e të menduarit! Nëse ua idiotizojnë, faji është juaji”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit