Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Australisë të akredituar në Kosovë, Richard Rodgers,
Krasniqi ka thënë se me të ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për sfidat aktuale në procesin e ndërtimit institucional.
“Pata kënaqësinë të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Australisë të akredituar në Kosovë, Richard Rodgers, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për sfidat aktuale në procesin e ndërtimit institucional. Në këtë takim, theksova se PDK ka mbajtur qëndrim të përgjegjshëm dhe konstruktiv në përpjekje për të zhbllokuar institucionet dhe për të rikthyer stabilitetin politik”.
“Gjithashtu, biseduam për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Australisë në fusha me interes të ndërsjellë. Ambasadorin Rodgers e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Australia i ka dhënë Kosovës, që nga njohja e hershme e pavarësisë e deri te angazhimi i vazhdueshëm diplomatik”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./Gazeta Express