Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka folur në hapjen e fushatës së Uran Ismailit “Koha për Prishtinën”, ku në fjalimin e tij, përmendi edhe ish-krerët e UÇK’së të cilët gjenden në Hagë.
Krasniqi tha se presin edhe fitore të drejtësisë në Hagë për ish-krerët e UÇK’së.
“Presim edhe një fitore tjetër, fitore të drejtësisë në Hagë për ish-krerët e UÇK’së, Duke i përshëndetur qytetarët që nesër mblidhen atje, për të ngritur zërin për pastërtinë e luftës së UCK. Çlirimtarët do t’i kem së shpejti të lirë në Kosovën tonë”, tha Krasniqi.