back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeKrasniqi: Plani i Kurtit është Basha si ministër, që Albulena Haxhiu të...

Krasniqi: Plani i Kurtit është Basha si ministër, që Albulena Haxhiu të përfundojë si u.d. e presidentes

Të ngjajshme

FSK organizon Ditën e Vizitorëve në “Ujku Shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë sot...

Real Madridi duket se e ka zgjedhur në qetësi çështjen Vinicius

Shpërthimi i Vinicius pas zëvendësimit të tij në minutën...

Adelina plot stil, po shkëlqen në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka ndarë një...

Xhaferi: Kurti nuk do stabilitet, ai do krizë sepse është rritur në të

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi ka...

Të dielën, në seancën e Kuvendit për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, si mandatar propozoi edhe kabinetin e tij, me të cilin synonte të qeveriste nëse do të zgjidhej si kryeministër.

Ai propozoi para Kuvendit, Dimal Bashën si ministër të Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 3.

Sipas Albert Krasniqit nga Demokracia Plus, kjo vërteton planin e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiu të mbetet në krye të Kuvendit, e më pas edhe në karrigen e Presidentes.

Ai shton se ky skenar mund të jetësohet edhe pas dështimit të votimit të Qeverisë Kurti 3.

Sipas tij, plani mund të realizohet në qoftë se vendi nuk shkon në zgjedhje dhe kryetari aktual i Kuvendit, Dimal Basha, jep dorëheqje nga kjo pozitë.

“Akoma nuk e dimë nëse një skenar i tillë do të mund të jetësohet, për shkak se në qoftë se veç dështon zgjedhja e qeverisë edhe në herën e dytë, atëherë, vendi shkon në zgjedhje dhe  rrjedhimisht zoti Basha as nuk do të mund të emërohet si ministër, por që i njëjti mund të jap dorëheqje dhe të lejojë që zonja Albulena Haxhiu, si nënkryetarja e parë e Kuvendit dhe anëtarja e kryesisë që vjen nga e njëjta parti e zotit Basha, të marrë ushtrimin e detyrës së kryetarit të Kuvendit dhe pastaj edhe të ushtruesit të detyrës së presidentit të vendit për gjashtë muaj, nëse Kuvendi nuk do të arrijë të zgjedh një president, ka thënë ai në Klan Kosova.

Sipas tij, një plan të tillë mund ta prishë akoma Gjykata Kushtetuese që e ka një lëndë në shqyrtim.

“Por, akoma ka shumë paqartësi në rrugën drejt konstituimit të institucioneve dhe shkuarjes në zgjedhjet e parakohshme, nëse kjo do të ndodhë, për shkak se ka një lëndë ende në Gjykatën Kushtetuese dhe i gjithë procesi mund të kthehet në pikën zero, në qoftë se gjykata konstaton se Kuvendi akoma nuk është konstituar dhe duhet që vetëm Lista Serbe të propozojë anëtarin e kryesisë së Kuvendit. Por, nëse gjithçka do të jetë në rregull dhe do t’i kalojë filtrat Gjykatës Kushtetuese, kjo ka qenë një mundësi e vetme për Lëvizjen Vetëvendosje që të jetësojë planin e saj ose insistimin që e pati për një periudhë aq të gjatë që zonja Haxhiu të mund të vijë në pozitën e kryetares së  Kuvendit, ndonëse jo ndërmjet asaj rrugës kushtetuese dhe miratimit të shumicës së deputetëve”, shtoi Krasniqi.

E derisa Rregullorja e Kuvendit nuk e ka paraparë se sa gjatë mund të rrijë Kuvendi me ushtrues detyre në rastin kur dorëhiqet kryetari, Haxhiut do t’i bie për hise edhe karriga e presidentes të paktën për gjashtë muaj, në qoftë se i pari i vendit nuk zgjidhet në pranverë.

“Në këtë rast kur kryetari, ta zëmë zoti Basha, jep dorëheqje, nuk ka një afat se sa mund të shkohet me nënkryetar të Kuvendit e cila do ta ushtrojë pozitën  e kryetarit të Kuvendit, përderisa ka një afat për ushtruesin e detyrës së presidentit të vendit, për shkak se është një afat kushtetues prej gjashtë mujave dhe jo më shumë, ka të drejtë kryetari i Kuvendit që të bëjë një ushtrim të tillë të kompetencave, përderisa nënkryetarja e Kuvendit i ka të gjitha të drejtat si të kryetarit të Kuvendit për ta zëvendësuar atë, rrjedhimisht e merr edhe obligimin që të jetë edhe ushtruese e detyrës së presidentit, përderisa Kuvendi nuk ka një kryetar të zgjedhur të Kuvendit”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz