back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajmeKrasniqi: PDK-ja votoi për Bashën që të dëshmojë se nuk po kontribuon...

Krasniqi: PDK-ja votoi për Bashën që të dëshmojë se nuk po kontribuon në bllokadë

Të ngjajshme

​Troccaz: KFOR-i është mision kyç në stabilitetin e Kosovës

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka...

Apple me përditësim të ri: Kontrolloni cilësimet

Apple u bën thirrje të gjithë përdoruesve që të...

Protestuesit izraelitë i kërkojnë Qeverisë marrëveshje për lirim pengjesh

Protestuesit izraelitë i kanë bllokuar rrugët në zonën komerciale...

Republikania djeg Kuranin, zotohet t’i japë fund Islamit në Teksas

Kandidatja republikane për Kongresin amerikan, Valentina Gomez, ka shkaktuar...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë që kjo parti votoi për të zgjedhur Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit që të dëshmojë se nuk kontribuon në bllokadën institucionale.

“Ma shumë se sa për Dimal Bashën apo për individin, ne votuam për të mbajtur premtimin dhe fjalën që u kishim dhënë qytetarëve të Kosovës që Partia Demokratike nuk është kontribuuese në bllokadë, por që brenda kritereve dhe parametrave që ne i kishim vendosur si parti, do të zhbllokojmë situatën dhe do të dalim nga ngërçi politik”, ka thënë Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës.

“Ka një historiat sepse sot nuk ka ndodhur asgjë. Sot është një epilog i një krize politike të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka filluar qysh herët”, ka shtuar ai.

Sipas të parit të PDK-së, kjo parti ka treguar më së shumti konsistencë gjatë tërë këtyre muajve të kësaj bllokade.

“Meqenëse të gjitha shtizat u thyen te zgjedhja e kryetarit, sot ky ishte një momentum i rëndësishëm. Së paku nga data 15 prill kur është dashur të konstituohet Kuvendi, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një sërë veprimesh që kanë kontribuuar te bllokada disamujore e cila edhe sot nuk u zhbllokua plotësisht”, ka thënë mes tjerash Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz