back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaLajmeKrasniqi pas njohjes nga Siria: Kosova ka nevojë për më shumë diplomaci...

Krasniqi pas njohjes nga Siria: Kosova ka nevojë për më shumë diplomaci dhe miqësi

Të ngjajshme

Dyshohet për kanosje mes kandidatëve në Vushtrri – policia konfirmon rastin

Një incident i dyshuar për kanosje është raportuar sot...

I ftuar nga Macron, Rama publikon videon nga Parisi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Paris me...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas lajmit se Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Krasniqi ka shprehur mirënjohje ndaj miqve ndërkombëtarë të Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e forcimit të pozicionit të saj jashtë vendit.

“Siria ka njohur pavarësinë e shtetit tonë, duke e çuar në 120 numrin e njohjeve ndërkombëtare. Mirënjohje për miqtë tanë që vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës dhe për rolin e tyre në këtë proces,” ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka theksuar se kjo njohje është një hap i rëndësishëm drejt afirmimit ndërkombëtar, dhe se Kosova duhet të kthehet drejt diplomacisë aktive.

“Kosova ka nevojë për më shumë miqësi, më shumë diplomaci dhe më shumë besim në vetvete. Vizioni izolues duhet të marrë fund, dhe vendi ynë duhet t’i rikthehet politikës së jashtme aktive, bashkëpunuese dhe dinjitoze, në aleancë të plotë me partnerët tanë strategjikë”, shkroi kreu i PDK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz