BallinaLajmeKrasniqi me pretendime: Kryetarët e komunave veriore i kanë të vendosur flamurin...

Krasniqi me pretendime: Kryetarët e komunave veriore i kanë të vendosur flamurin dhe fotografinë e Presidentes së Kosovës në zyra

Të ngjajshme

Lladrovci i mahnitur nga sllovakët: Secili që na takoi, na dha dorën, na uroi fitoren

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ishte në...

Haradinaj takohet me Giaufret, flasin për zhvillimet politike

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Fjala përfundimtare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt jepet më 17 prill

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot ka vazhduar seanca...

Kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan kanë vendosur në zyrat e tyre flamurin e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes së vendit.

Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një përgjigje për televizionin Tëvë1.

Sipas tij, pas inaugurimit dhe marrjes së mandatit, kryetarët e rinj kanë filluar ushtrimin e detyrave me të gjitha kompetencat që u garantohen me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

Krasniqi ka theksuar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është e gatshme të bashkëpunojë me ta për të garantuar ofrim më të mirë të shërbimeve për qytetarët.

“MAPL, konform mandatit të saj, ka monitoruar mbledhjet inaugurale në komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Transferimi i pushtetit është realizuar në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin për vetëqeverisjen lokale”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka shtuar se në komunikimet zyrtare e jozyrtare është konstatuar se kryetarët tashmë e kanë vendosur nëpër zyra simbolikën shtetërore, përfshirë flamurin e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes.

Krasniqi ka nënvizuar se MAPL do të vazhdojë monitorimin dhe bashkëpunimin me komunat veriore me synim forcimin e funksionimit institucional dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz