Krasniqi: Limaj është linçuar pas zgjedhjeve, situatën e numrave e lexoi drejt

Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, ka komentuar akuzat që i janë bërë kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limaj, pas zgjedhjeve duke e quajtur edhe si “tradhtar”.
Krasniqi tha se Limaj është linçuar në katër muajt pas zgjedhjeve që nga intervista e parë e tij, duke thënë se koha ka treguar që ai ka pasur të drejtë në atë që e ka thënë, se vendit i nevojiten koalicione.
“Kushdo që përdor terminologji si “tradhti”, që në këtë pjesë është lincuar Limaj qe pothuajse katër muaj që nga intervista e tij e parë pas zgjedhjeve, mendoj që e kanë gabim”.
“Koha ka treguar që Limaj ka pasur të drejtë në atë që e ka thënë sepse është një prej liderëve politikë që ka zhvilluar koalicione, ka krijuar marrëveshje, iu ka dhënë zgjidhje situatave të caktuara në Kosovë”.

Lexo edheZyrtari izraelit thotë se Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
“Dhe është normale që një lider i tillë ta shoh përbërjen e numrave në kuvend dhe këtë përbërje Limaj e ka pa me shpalljen e rezultateve në KQZ dhe ka thënë se duhet ulur në tavolinë”, tha Krasniqi në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Tutje, ajo u shpreh se Limaj është një prej personaliteteve që ka dhënë shumë në shtet-ndërtimin e Kosovës dhe sipas saj, është një prej personaliteteve politike që është konsistent në të gjitha qëndrimet.














