Krasniqi: Kushtetuesja e vulosi që VV e ka mbajtur peng Kuvendin – Ata që zgjodhën krizën, dështuan, ne që zgjodhëm Kushtetutën, fituam

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ky është një konfirmim i bllokadës së qëllimshme dhe shkeljeve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, për muaj me radhë VV-ja ka penguar funksionimin normal të institucioneve për interesa të ngushta politike, duke vepruar jashtë Kushtetutës, transmeton lajmi.net
Në aktgjykimin e 7 gushtit 2025, Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshme të gjitha veprimet parlamentare të periudhës nga 27 qershori deri më 26 korrik, duke konstatuar se deputetët nuk kanë zbatuar vendimin e mëparshëm dhe se Komisioni për Votim të Fshehtë ishte i jashtëligjshëm.
Krasniqi e konsideron këtë një fitore të madhe për rendin kushtetues dhe demokracinë në Kosovë.
Ai nënvizon se për gjashtë muaj qytetarëve u mohua përfaqësimi dhe institucioneve iu pengua funksionimi, duke krijuar një krizë që ka dështuar përballë besimit dhe angazhimit të Grupit Parlamentar të PDK-së për t’i dhënë fund kësaj situate përmes rrugës ligjore.

Lexo edheReagon ashpër “shkolla franceze”, Kraki: Normat kushtetuese nuk mund t’u përshtaten as partive as ambasadave
Memli Krasniqi thekson se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe lidership që respekton rregullat dhe Kushtetutën, duke nënvizuar se PDK-ja do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të rendit kushtetues dhe interesit të qytetarëve.
Postimi i plotë:














