BallinaLajmeKrasniqi: Ikja nga Kosova nuk është fenomen i ri, kriza më e...

Krasniqi: Ikja nga Kosova nuk është fenomen i ri, kriza më e madhe ishte më 2015-tën

Të ngjajshme

Zyrtarja policore sulmohet nga një grua gjatë futjes së saj në kontroll, merr trajtim mjekësor

Një zyrtare policore është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga...

“Nuk do të doje të rreheshe me të”: Trump nderon Chuck Norrisin

Donald Trump ka kujtuar Chuck Norrisin si një “njeri...

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë...

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se tema e ikjeve të të rinjve jashtë vendi është dashur të diskutohet shumë më herët.

Sipas tij, seanca në fjalë është hirrur pa asnjë paralajmërim dhe se sipas tij nuk është e udhës të vendoset aq shpejtë për një seancë të kësaj natyre.

“Kjo temë është shumë e rëndësishme dhe e ka merituar më herët të diskutohet. Deputetët e dijnë që kjo seancë është thirrur papritmas dhe nuk ka qenë mënyra e duhur të vendoset në një shpejtësi kaq të madhe për një temë kaq të rëndësishme. Ne kemi mundur që këtë çështje ta trajtojmë edhe në seancat e rregullta. E them këtë sepse shumica e deputetëve këtu kanë ardhur për një seancë tjetër dhe pika tjera. Dhe meqenëse është kështu unë kam frikë që shumica e tyre nuk janë të përgatitur në mënyrën më të mirë për të diskutuar”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka përmendur edhe seancat e shpeshta të jashtëzakonshme që po mban Kuvendi i Kosovës, duke potencuar se kjo mund t’i japë dikujt përshtypjen se vendi është në gjendje konflikti.

“Kjo është seanca e 13-të e jashtëzakonshme për tre muaj që është mbajtur, nëse këtë ia themi dikujt i bie se ne jemi në gjendje të luftës apo konflikti. Unë besoj që nga këto 13 seanca disa kanë qenë të qëlluara por nuk besoj që ky është precedent më i mirë. Fenomeni i ikjeve është shqetësues për shumicën prej nesh dhe nuk është fenomen i ri, apo i viteve të fundit. Kriza më e madhe ka qenë në fillim të vitit 2015 ku me dhjetëra mijëra kanë ikur nga vendi”, ka thënë ai.

Krasniqi ka bërë të ditur se qëndrimi i PDK-së është që bashkarisht të dakordohet një rezolutë që do të rekomandojë hapa konkret për përmirësimin e gjendjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz