BallinaLajmeLajmet e Fundit​Krasniqi dhe Rohde diskutojnë për tejkalimin e bllokadës politike

​Krasniqi dhe Rohde diskutojnë për tejkalimin e bllokadës politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet më të fundit politike.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se gjatë këtij takimi kanë diskutuar edhe për qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

“E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për zërin e tij të qartë në mbrojtje të demokracisë dhe funksionalitetit institucional”, ka shkruar ai.

Rohde dje ka takuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti me të cilin ka diskutuar për tejkalimin e bllokadës politike në vend.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit:

Sot prita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Diskutuam për zhvillimet më të fundit politike, qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për zërin e tij të qartë në mbrojtje të demokracisë dhe funksionalitetit institucional.

- Advertisement -