back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeKrasniqi: Bleva produkte për një ditë të cilat më kushtuan 10€, madje...

Krasniqi: Bleva produkte për një ditë të cilat më kushtuan 10€, madje nuk mora ato që blejnë deputetët zakonisht

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar sot seancë plenare për rritje të pagës minimale.

Me këtë rast edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj deklaroi se do të ishte mirë që paga minimale të bëhej së paku 240 euro.

Paga e tanishme minimale në vend është 170 euro, e për këtë një reagim interesant e ka bërë edhe deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi.

Krasniqi ka realizuar një video, ku para vetes ka produkte ushqimore të cilat i bleu për t’u ushqyer në një ditë, e që i kushtuan mbi 10 euro, shkruan Indeksonline.

Ai madje tha se produktet të cilët i bleu i zgjodhi nga më të lirat, e jo nga ato me të cilat zakonisht ushqehen deputetët e Kosovës.

“Sepse nëse punon 7 ditë në javë, 10 orë në ditë dhe në fund nuk mbërrin as me i ngop as fëmijët e tu, edhe ti do të kishe lyp me e lëshu Kosovën z.Kryministër, secili prej nesh do të kishte kërku. Rriteni pagën minimale sepse është 20 herë më e vogël se e juaja, rriteni sepse me këtë pagë minimale, Kosova po bëhet vend i pajetueshëm”, tha ai.

“Z. Kryeministër, rriteni pagën minimale! Është minimumi që mund të bëni për ata qytetarë, të cilët me 170 euro në muaj nuk mund as të ushqehen mjaftueshëm”, shkroi ndër të tjerash Krasniqi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz