back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeKraki: Buxhovi kishte të drejtë, brenda UÇK-së kishte papastërti të gërditshme!

Kraki: Buxhovi kishte të drejtë, brenda UÇK-së kishte papastërti të gërditshme!

Të ngjajshme

Arbenita tjetër thumb Feros? Kësaj radhe përmend edhe veten

Arbenita Ismajli ka zgjedhur humorin për të rikthyer vëmendjen...

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç...

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...
- Advertisement -

Ligjëruesi në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki ka përshëndetur deklaratën e shkrimtarit të madh shqiptar, Jusuf Buxhovi, i cili kritikoi disa struktura të UÇK-së.

Sipas Krakit, lufta e UÇK-së kishte qëllim të pastër, mirëpo brenda tyre kishte edhe papastërti të gërditshme.

“Edhe ju që e kritikoni sot Jusuf Buxhovin jeni të dhunuar deri në dinjitet nga të njëjtat banda. Nuk mund ta rezymoni veprimtarinë e Buxhovit me një fjali që kopjohet e shpërndahet pa kontekst”, ka shkruar profesori kosovar në Francë, shkruan Indeksonline

Shkrimi i plotë

Jusuf Buxhovi ka të drejtë

Lufta e UÇK-së padyshim ka pasë qëllim të pastër por brenda UÇK-së ka pasë papastërti të gërditshme.

Nga ajo papastërti kanë dalë shumica e atyre që torturonin popullin menjëherë pas luftës dhe shumica e këtyre që sot e dhunojnë Kosovën dhe popullin e saj. Këta që s’u ngopen edhe pse kanë 20 vite që vjedhin.

Edhe ju që e kritikoni sot Jusuf Buxhovin jeni të dhunuar deri në dinjitet nga të njejtat banda. Nuk mund ta rezymoni veprimtarinë e Buxhovit me një fjali që kopjohet e shpërndahet pa kontekst.Tash a të themi se ata ranë nga qielli në Kosovë në vitin 2000? Jo! Ata dolen nga UÇK-ja dhe me sjelljen e tyre e zbehen edhe qëllimin fisnik të luftës. Me çdo veprim të tyrin e kanë turpëru edhe luftëtarin e gjallë edhe heroin e vrarë. UÇK, ajo e vërteta me qëllim të pastër e ka kry misionin e saj. Ajo s’ka lidhje me këta

Buxhovi nuk është i çmendur. Ai nuk i përgjithëson gjërat. Ka vite që punon dhe shkruan për çështjen tonë me mund dhe me djersë, pa dhurata e privilegje të shtetit bandit. Tash dilni e shisni patriotizëm duke e sulmu Buxhovin.

A mund të mohohen vrasjet politike sot? JO! A u ndalen ato në momentin që këta e morën pushtetin? PO!

Dhe a dini çka?

Ditën kur këta do mbesin pa tortën e shtetit dhe kur ta kuptojnë që pasuria, diplomat, kravatat e krejt jeta e tyre ishin veç fiksion, ka fort gjasa te rifillojnë vrasjet politike. Mbajeni në mend këtë!

Lerëni të qetë Jusuf Buxhovin dhe mendoni kush është fajtori që s’keni as ku me u sheru as ku me u shkollu sot.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz