back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKrahu i luftës, pro apo kundër Thaçit?

Krahu i luftës, pro apo kundër Thaçit?

Të ngjajshme

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku viktima,...

Hetohet vdekja e një personi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është...

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...
- Advertisement -

Derisa në Kosovë analistët dhe opozita e kundërshtojnë presidentin Thaçi për korrigjim të kufijve, në Luginën e Preshevës të gjithë po e mbështesin atë. Përveç spektrit politik, në mbështetje presidentit Thaçi i kanë dalë edhe ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të cilët e konsiderojnë të vonuar zbatimin e kërkesës së shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën.

Ideja e presidentit Hashim Thaçi që përmes korrigjimit të kufirit me Serbinë, Lugina e Preshevës të përfshihet në Republikën e Kosovës, po gjen mbështetje ndër shqiptarët e Luginës e sidomos ndër veteranët e luftërave çlirimtare.

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Shefket Musliu, idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë e ka vlerësuar si diçka të domosdoshme dhe që duhet të përkrahet.

Nazmi Hajredini, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Preshevë, ka thënë se shpresa për përfshirjen e kësaj zone në Kosovë i ka mbajtur gjallë ndër vite të gjithë ata që kanë kontribuar për çështjet kombëtare.

Korrigjimi i kufirit me Serbinë si element që do të diskutohet në bisedimet në Bruksel mes dy presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, ka mbështetjen edhe të krahut politik të UÇPMB-së.

Shaqir Shaqiri, ish zëdhënës i Këshillit Politik të UÇPMB-së ka thënë se ideja e presidentit do të duhej të gjejë përkrahje nga të gjitha nivelet e veçanërisht nga klasa politike që vepron në Luginë.

Arritja e një stabiliteti të qëndrueshëm dhe ngritja e nivelit të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Buajnoc, do të mund të arrihej me përfshirjen e kësaj zone në kuadër të Republikës së Kosovës, vlerësojnë ish udhëheqësit e luftëtarëve të UÇPMB-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz