back to top
Tuesday, November 11, 2025
BallinaLajmeKQZ tregon se ka mbyllur numërimin në 17 komuna, Mitrovica e Jugut...

KQZ tregon se ka mbyllur numërimin në 17 komuna, Mitrovica e Jugut përfundon nesër

Të ngjajshme

Forca të shumta policore në Mitrovicë gjatë procesit të rinumërimit të votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë po...

Kreu vjedhje në prill, policia kërkon ndihmë për të kapur hajnin në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në...

Policia po e kërkon këtë person të dyshuar për vjedhje

Policia ka kërkuar bashkëpunim për identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen...

Kida shfaqet joshe në imazhet e fundit, ky detaj merr gjithë vëmendjen

Nëse po kërkoni frymëzim për manikyrin tuaj të radhës,...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se deri sonte në orën 20:00 janë përmbyllur verifikimet e rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në 17 qendrat komunale.

Ndërkaq, sa i përket Qendrës Komunale të Mitrovicës së Jugut, KQZ-ja bën me dije se procesi i verifikimit atje pritet të përfundojë gjatë ditës së nesërme, raporton lajmi.net

“Të martën, në ora 14:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)” deklaroi KQZ-ja.

Ky është njoftimi i plotë:

Aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN):

Deri në orën 20:00 të së martës, është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave në 17 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë, Viti, Prizren dhe Pejë.

Aktualisht, procesi i verifikimit që ka filluar në orën 16:20 të ditës së sotme, po vazhdon vetëm në QKN e Mitrovicës së Jugut dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së mërkurë.

Aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR):

Të martën, në ora 14:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Vendvotimet që do të rinumërohen i takojnë zgjedhjeve për Kuvendin Komunal në Gllogoc dhe janë: 0324/01, 0325/01, 0322/01, 0320/01, 0318/02, 0317/04, 0317/03, 0316/02, 0312/02, 0310/03, 0310/02, 0304/01, 0321/01, 0324/03, 0327/01, 0315/02, 0316/01, 0308/01, 0320/02, 0306/01, 0301/05, 0301/04, 0328/02, 0326/03, 0311/03, 0340/03, 0311/05, 0310/01, 0323/03, 0322/0, 0323/02, 0311/01, 0330/01, 0324/02, 0317/01, 0317/02, 0324/02, 0309/01, 0309/02, 0310/05 dhe 0313/01./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz