Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, qytetarët do të kenë mundësi të votojnë me kusht në cilëndo komunë të vendit.
Sipas KQZ-së, në secilën komunë do të funksionojë vetëm një Qendër e Votimit me Kusht, transmeton lajmi.net.
Adresat e këtyre qendrave janë publikuar në një tabelë të veçantë nga KQZ, ku qytetarët mund të informohen për vendin përkatës të votimit.
KQZ ka bërë të ditur se për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë përmes WhatsApp-it ose Viber-it në numrin +383 46 130 013.
KËTO JANË QENDRAT E VOTIMIT ME KUSHT:

./lajmi.net/


