BallinaLajmeKQZ përmbyllë Zgjedhjet Lokale 2025, certifikon rezultatet zgjedhore të fundit të Kuvendit...

KQZ përmbyllë Zgjedhjet Lokale 2025, certifikon rezultatet zgjedhore të fundit të Kuvendit Komunal të Istogut

Të ngjajshme

Ky është identiteti i personit që vdiq pas aksidentit në Prizren

Raportohet se një 29 vjeçar e ka humbur jetën...

Kallas bën thirrje për fundin e luftës në Lindjen e Mesme

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se nevojitet...

Prokuroria në Prishtinë autorizon hetime shtesë për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të reja...

Rasti i 5 vjeçarit në Lipjan, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QPS-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim për Policinë...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025.

Në mbledhjen e mbajtur të enjtë, KQZ ka certifikuar rezultatin e fundit nga këto zgjedhje dhe që i takon Kuvendit Komunal të Istogut.

Më herët, më 21 nëntor 2025, KQZ kishte certifikuar rezultatet përfundimtare për 37 Kuvendet Komunale për këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Në këtë vendim të KQZ-së, nuk përfshihej rezultati i zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Istogut, pasi ende nuk ishte përmbyllur vendimmarrja lidhur me ankesën e një kandidati për anëtar të këtij Kuvendi Komunal.

Ndërkaq, rezultatet e zgjedhjeve për Kryetare të Komunave janë certifikuar në dy mbledhje të ndryshme.

Fillimisht, më 3 nëntor, KQZ ka certifikuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve për Kryetarë të 35 komunave, ndërkaq më 8 nëntor rezultatet e 3 komunave të tjera. Nga numri i përgjithshëm i komunave, në 20 prej tyre fituesit janë zgjedhur në raundin e parë, si:  Deçan, Gllogoc, Kamenicë, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Podujevë, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Ferizaj, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.

E, rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, janë certifikuar më 27 nëntor dhe për këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klina, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz