back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeKQZ: Janë vlerësuar mbi 32 mijë pako me fletëvotime nga diaspora, rreth...

KQZ: Janë vlerësuar mbi 32 mijë pako me fletëvotime nga diaspora, rreth 2,700 janë refuzuar

Të ngjajshme

Si shkaktohet marramendja dhe si parandalohet?

Çdo njeri prej nesh ndonjëherë ka përjetuar ndonjë rast...

Vrau me thikë bashkëshorten, dënohet me burgim të përjetshëm 40-vjeçari Eduard Danaj

Është dënuar me burg të përjetshëm 40-vjeçari shqiptar, Eduar...

Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se VV-ja bllokon fondet e komunave

Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një organizatë joqeveritare me seli...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri të enjten në ora 16:00 janë vlerësuar mbi 32 mijë pako me fletëvotime të ardhura nga votuesit jashtë Kosovës, përmes postës.

Nga ky numër, mbi 28,200 pako janë aprovuar për numërim, ndërsa rreth 2,700 janë refuzuar. Si arsye kryesore për refuzimin është përmendur mungesa e dëftesës së regjistrimit – dokumenti zyrtar që u dërgohet votuesve të regjistruar për të konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në proces, transmeton lajmi.net.

KQZ njofton gjithashtu se procesi i tërheqjes së pakove nga 23 kuti postare në 22 shtete, si dhe brenda Kosovës, është përmbyllur ditën e martë. Në total, janë tërhequr 33,841 pako të supozuara se përmbajnë fletëvotime, një pjesë e të cilave tashmë kanë mbërritur në Kosovë.

Në përfundim të procesit të vlerësimit, KQZ pritet të publikojë numrin përfundimtar të pakove të aprovuara që do të shkojnë për numërim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz