back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeKQZ: Janë verifikuar rezultatet në mbi 1500 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë...

KQZ: Janë verifikuar rezultatet në mbi 1500 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, numërimi në QKN është mbyllur në 13 komuna

Të ngjajshme

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Kosova i jep të “mbrapshtën” Suedisë, pensionohet edhe një yll nga kombëtarja

Viktor Claesson njofton se po tërhiqet nga kombëtarja suedeze. Viktor...

Video që frymëzon, Xhensila “shpërthen” në palestër

Një nga artistet më të dashura të skenës shqiptare,...

Policia njofton për një kanosje në Dragodan, arrestohet i dyshuari

Sot rreth orës 11:00 policia ka bllokuar rrugën në...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri sot në ora 100, janë verifikuar rezultatet për 1531 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1494 vendvotime.

KQZ gjithashtu ka njoftuar se nga po kaq vendvotime, 1484 janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

“Deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,025. Deri më tani (e enjte, ora 10:00), aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 13 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog dhe Skenderaj (e mërkurë)”, ka njoftuar KQZ.

KQZ gjithashtu ka njoftuar se në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme:

– verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave;

– verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale; dhe

– numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale.

🔗 Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ janë duke u prezantuar rezultatet nga QKN-të, vendvotim pas vendvotimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz