back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKQZ-ja tregon se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

KQZ-ja tregon se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Të ngjajshme

Gjykata në Ferizaj dënon një kompani dhe një person, për mashtrim me grant bujqësor

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj...

Alternativa: Po na mohohet financimi publik dhe e drejta për shqyrtim juridik

Subjekti politik Alternativa ka reaguar publikisht ndaj vendimit të...

PZAP-i e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e LVV-së për numërimin e mbi 4500 zarfeve me fletëvotime nga diaspora. Ndërkohë, LVV-ja ka deklaruar se do ta dërgojë sërish apelin në Gjykatën Supreme.

Ndërkohë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i ka thënë gazetës “Zëri” se KQZ-ja do të presë afatin ligjor pas vendimit të PZAP-it që të hedhë poshtë kërkesën e LVV-së.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë afatin ligjor para se të procedojmë më tej, pasi në fund të vendimit të PZAP-it ka këshillë juridike, pra lejohet ankesa kundër këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve”, ka thënë ai për gazetën “Zëri”.

Ai më tutje tha se rezultatet përfundimtare nuk do të shpallen në përmbylljen e kësaj çështjeje. “KQZ-ja nuk do të shpallë rezultatet përfundimtare pa u përmbyllur edhe kjo çështje”, ka thënë ai. Elezi i tha “Zërit” se KQZ-ja tani do të shpallte rezultatet përfundimtare po të mos ekzistonte çështja e 4639 votave të diasporës.

“Po të mos ishte kjo çështje ne edhe sot do t’i shpallnim rezultatet. Mirëpo s’mund ta bëjmë këtë pa përfunduar kjo çështje”, ka thënë ai.

Ndërkaq drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, po e cilëson si të drejtë dhe korrekt vendimin e PZAP-it për refuzimin e numrit të votave të ardhura me postë pas datës 6 tetor.

Kryeziu thekson se respektimi dhe interpretimi i saktë i ligjit nuk është disponim kundër votuesve nga diaspora, por është përkushtim dhe përgjegjësi për të garantuar zbatimin e ligjit.

“Vendim korrekt dhe profesional i PZAP-it në lidhje me vlefshmërinë e votave me postë, të arritura pas 6 tetorit”, ka thënë Kryeziu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz