BallinaLajmeKQZ-ja publikon udhëzimet për votim me asistencë

KQZ-ja publikon udhëzimet për votim me asistencë

Të ngjajshme

57-vjeçari dorëzon vullnetarisht një armë zjarri në Shtime

Një qytetar ka dorëzuar vullnetarisht një armë zjarri në...

Hansi Flick e jep dritën jeshile për një nënshkrim gjatë verës

Barcelona po planifikon që tani për afatin kalimtar veror...

Sigal Prishtina po rrezikon seriozisht rënien, mposhtet nga Bashkimi

Sigal Prishtina ka pësuar humbjen e radhën në Procredit...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar udhëzimet se si të votohet me asistencë, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Nëpërmjet udhëzimeve, KQZ-ja bën me dije se votuesit me nevoja të veçanta mund të votojnë me ndihmën e një personi tjetër, teksa aftësia e kufizuar dëshmohet përmes dokumenteve përkatëse, të cilat votuesit duhet t’i posedojnë në ditën e votimit.

Asistuesi i votuesit duhe të jetë i moshës 18 vjeç dhe të ketë me vete një nga dokumentet e identifikimit, të Republikës së Kosovës.

Asistuesi mund të ndihmojë votuesin duke i mbajtur dorën për të shënuar në fletëvotim, si dhe të shkruajë emrin e votuesit në Listën e Votuesve, në rast se votuesi nuk mund të nënshkruajë.

Kujtojmë se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet këtë të diel, më 9 nëntor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz