back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKQZ-ja fillon sot me shkatërrimin e materialit zgjedhor

KQZ-ja fillon sot me shkatërrimin e materialit zgjedhor

Të ngjajshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shkatërrojë materialin zgjedhor të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, shkruan IndeksOnline.

Elezi njofton se shkatërrimi i materialit zgjedhor të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të fillojë në ora 10:00, në Qendrën e numërimit dhe rezultateve.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit morën pjesë 966 mijë e 283 votues, përkatësisht 46.54% e votuesve të regjistruar.

938010 është numri i fletëvotimeve të pranuara. Nga ana tjetër 27433 fletëvotime u shpallen të pavlefshme teksa 2694 ishin të dëmtuara./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit