back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKQZ ia jep përsëri tenderin për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e...

KQZ ia jep përsëri tenderin për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit, kompanisë që i shtypi gabim ato në balotazh

Të ngjajshme

Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka...

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka dhënë përsëri tenderin kompanisë “Cetis” për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Cetis” është kompania që i ka shtypur fletëvotimet edhe për balotazhin e zgjedhjeve lokale, të cilat kishin gabime.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, që figuron në faqen “e-prokurimi”, vlera e kontratës është mbi 275 mijë euro.

Përmes këtij tenderi të fituar, “Cetis” do të printoj fletëvotimet dhe broshurat e kandidatëve për deputetë.

Në balotazhin e zgjedhjeve lokale, fletëvotimet kishin probleme teknike. Në Mitrovicë, numri serik i fletëvotimeve nuk përkonte me atë të qendrave të votimit ku ato ishin plotësuar nga votuesit.

Në lidhje me këtë problematikë, PDK kishte kërkuar edhe nga PZAP edhe nga Gjykata Supreme rivotim, por kjo nuk u miratua.

Pas kërkesës për rivptim, nga “Cetis”  i kanë dorëzuar një letër KQZ-së, ku kanë pranuar se kishte gabime teknike.

KQZ kishte deklaruar se në njoftimin, pas pranimit të fotografive që tregonin gabimin, kompania ka zhvilluar hetim të plotë dhe ka zbuluar se problemi ka ndodhur në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, derisa sistemi i kontratolli monitoron vetëm QR kodin, sipas tyre për këtë shkak nuk është detektuar gabimi nga kompania CETIS.

“CETIS thekson se merr plotësisht përgjegjësinë për këtë gabim teknik, duke nënvizuar se fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që e bëjnë të pamundur falsifikimin ose kopjimin e tyre. Kompania shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe konfirmon se mbetet në dispozicion të plotë të KQZ-së për çdo ndihmë në hetimin dhe verifikimin e fletëvotimeve për të sqaruar rrethanat e rastit”- thuhet në njoftimin e KQZ.

Ky institucion ka njoftuar se për këtë përgjigje ka njoftuar edhe Prokurorinë.

“Pavarësisht zbatimit të masave agjithëpërfshirëse të sigurisë dhe kontrolleve të rrepta bazuar në standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë, ne marrim përgjegjësi të plotë për këtë gabim, i cili në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte. Fletët e votimit përfshijnë disa elementë sigurie që nuk mund të replikohen, prandaj besojmë se falsifikimi nuk mund të ketë qenë i mundur. Thellësisht na vjen keq që një incident i tillë ndodhi pavarësisht të gjitha masave parandaluese, përfshirë ekzaminimin personal nga ekipi juaj në ambientet tona të prodhimit”- thuhet mes tjerash në letrën që Roman Znidaric, drejtor ekzekutiv i CETIS ka dërguar në KQZ.

Letra e CETIS:

Të Fundit

Sport

ShowBiz