BallinaLajmeKQZ: Emërohen mbi 15 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve për Zgjedhjet...

KQZ: Emërohen mbi 15 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve për Zgjedhjet Lokale

Të ngjajshme

Liverpooli kalon në epërsi ndaj Galatasarayt

Liverpooli ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Galatasarayt...

Natën e mirë Galata! Liverpooli shënon të tretin

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e tretë ndaj...

Të dashura me qira

Një dokumentar i ri hedh dritë mbi një fenomen...

Dialogu Kosovë–Serbi, Sorensen bisedon me zyrtarin e OKB-së për zhvillimet e fundit

Emisari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e 60-të për këtë vit, e udhëhequr nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi, ku janë marrë vendime të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale 2025, të cilat do të mbahen më 12 tetor.

Në këtë mbledhje, KQZ ka emëruar gjithsej 15,505 anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, përfshirë 14,305 anëtarë për 2,571 vendvotime të rregullta dhe 54 vendvotime me kusht, si dhe 1,200 anëtarë rezervë, transmeton lajmi.net.

Këta anëtarë do të kenë për detyrë të garantojnë mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe numërimit, duke siguruar integritetin, sigurinë dhe qetësinë gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve. Procesi do të zhvillohet nën mbikëqyrjen e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Zgjedhjet do të organizohen në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,625 vendvotime, nga të cilat 910 janë qendra për votim të rregullt dhe 38 për votim me kusht.

Po ashtu, KQZ ka miratuar procedurën standarde për të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve të akredituar, e cila përcakton qartë rregullat e sjelljes dhe përgjegjësitë e tyre gjatë procesit zgjedhor. Kjo procedurë do t’u dërgohet të gjitha organizatave që janë akredituar për të vëzhguar Zgjedhjet Lokale 2025./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz