KQZ e Serbisë: Dalja në votime 10.56, pa Kosovën
01
Lexo edheErdogani i brengosur se djali i Presidentit Thaçi shkon në shkollë të Gylenit
Në zgjedhjet për president të Serbisë, deri në orën 10:00 kanë dalë në votime 10.56 për qind e votuesve të regjistruar.
Këtë statistikë e jep Komisioni Qendror Zgjedhor i Serbisë, ku thuhet se kjo shifër nuk përfshinë edhe daljen në votime të serbëve në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
Drejtori i Zyrës së Statistikave, Miladin Kovaçeviq ka thënë se deri në orën dhjetë në qendror të Serbisë pjesëmarrja ka qenë 9.73 për qind, 12.06 në Vojvodinë dhe 9.79 në Beograd.
Lexo edheErdogani i brengosur se djali i Presidentit Thaçi shkon në shkollë të Gylenit
Kurse deri në orën nëntë është raportuar se dalja ka qenë 5.8, që rrjedhimisht lë të kuptohet se për një orë është dyfishuar numri i atyre që kanë votuar.