back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeKostoja e TC ‘Kosova e Re’ pritet të jetë mbi 4 miliardë...

Kostoja e TC ‘Kosova e Re’ pritet të jetë mbi 4 miliardë euro

Të ngjajshme

Ekzekutohen 100 euro për grupin e dytë të studentëve

Ministria e Financave, përkatësisht Thesari i Shtetit ka ekzekutuar...

LDK: 1.5 miliardë euro për zhvillimin e Prishtinës

LDK thotë se Prishtina meriton një qeveri që nuk...

Paraqitjet e mira me Leccen, rritet vlera e Medon Berishës

Të ardhmen e ka të gjithën përpara dhe duket...

Publikohet dueti i shumëpritur i Dafina Zeqirit me Marinin

Dafina Zeqiri dhe Marin kanë lansuar projektin e tyre...

Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para nga arka e bamirësisë së një xhamie në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme pas një pune intensive hetimore...
- Advertisement -

Mbi 4 miliardë euro pritet të jetë kostoja financiare e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” sipas Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm.

- Advertisement -

Në një analizë të publikuar të mërkurën thuhet se me një strukturë të financimit, ku 70 për qind e kostos pritet të mbulohet përmes kredisë dhe 30 për qind përmes investimeve private, si dhe me aplikimin e normës së brendshme të kthimit prej 7.5 për qind, kostoja totale e ndërtimit të TC “Kosova e Re”do të arrijë vlerën mbi 4 miliardë euro, shkruan sot Koha Ditore .

Gjatë analizimit të kontratës mes Qeverisë dhe “Contour Global” për ndërtimin e TC “Kosova e Re”, KOSID-i ka konstatuar se me të parashihen edhe kompensime shtesë, të cilat duhet t’iu sigurohen kompanisë në fjalë, e të cilat do të ndikojnë në rritjen e kostos totale të ndërtimit. Përveç kostove të larta, sipas KOSID-it, një projekt i tillë do të shkaktojë rritje të çmimit të energjisë.

Në analizë thuhet se Seksioni 3.6, pika a e Marrëveshjes për blerjen e energjisë elektrike e obligon Kosovën që të ofrojë ujë me një kualitet të caktuar për termocentralin. Sipas saj, specifikat e kërkesave të kualitetit të ujit duhet të jenë në pajtim me GenCo (Contour Global).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz