back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKosovë/ babai i vdiq dje nga Koronavirusi, i biri i infektuar në...

Kosovë/ babai i vdiq dje nga Koronavirusi, i biri i infektuar në gjendje stabile

Të ngjajshme

Arsenali i kthehet fitoreve në Premierligë, shkatërron Leedsin

Arsenali i është rikthyer fitoreve në Premierligë. “Topçinjtë”, shkatërruan Leeds...

Maignan vazhdon kontratën me Milanin

Portieri francez, Mike Maignan do të qëndrojë te Milani. Ndonëse...

Incidenti me armë në Kodrën e Trimave: Tre të lënduar

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot në...

Në Podujevë, të dielën është shënuar viktima e parë nga Koronavirusi, raporton Front Online.

Por, pas vdekjes së 82 vjeçarit nga Dumnica e Podujevës, gjendja e familjarëve të tij po thuhet se është stabile.

Bejtush Jashari, kryeshef në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Podujevë, në një prononcim për Front Online, tha se gjendja e familjes së të vdekurit nga Koronavirusi në Podujevë është stabile.

“Në Podujevë gjendja e familjarit të personit që vdiq dje , është e mirë dhe se jena në kontakt me këtë familje”, tha Jashari.

Ai tregoi se kanë dërguar edhe disa ndihma elementare për familjet që janë të prekur me Koronavirus.

“Dje i kemi dërguar disa gjëra që i kanë kërkuar, maska, dezinfektues e të tjera, po ashtu edhe komuna i ka ndihmuar me disa ndihma ushqimore”, tha Jashari për Front Online.

Ai tha se për momentin nuk kanë mungesë të barnave në këtë komunë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz