back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeKosovarja lind fëmijën e saj të parë në moshën 58 vjeçare

Kosovarja lind fëmijën e saj të parë në moshën 58 vjeçare

Të ngjajshme

Zvicër, sigurimi i veturave po bëhet më i shtrenjtë

Primet e sigurimit të makinave do të rriten përsëri...

Xhavit Haliti: Kurti ia ka vështirësuar jetën Kosovës, pas 28 dhjetorit në opozitë

Xhavit Haliti, kandidat për deputet në listën e PDK-së...

Krasniqi: PDK e bashkuar dhe e vendosur në prag të zgjedhjeve të së dielës

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka...
- Advertisement -

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në të premten në Leverkusen të Gjermanisë. Shqiptarja 58-vjeçare, ka lindur një djalë, për të cilën ishte e pazakontë dhe e habitshme.

“Është një djalë i shëndetshëm, 3360 gramë në peshë dhe 53 centimetra në madhësi”, raporton spitali Leverkusen.

- Advertisement -

Nëna Flora dhe djali Floriani janë mirë, aktualisht po shërohen në repartin e lindjes, thonë mjekët e spitalit, shkruan Bild, përcjell Telegrafi.

Flora ka thënë se ka pritur një jetë të tërë, për të lindur fëmijën e parë.

Pas një shtatzënie krejtësisht normale, foshnja ishte marrë nga  prerja cezariane për të mos rrezikuar për ndonjë komplikim të papritur.

I lumtur dhe krenar është shprehur edhe babai i të porsalindurit, Sjdi (72 vjeç), i cili ka thënë se plot 24 vite kishte dashur një fëmijë.

“Floriani është kaq e bukur. Ai ka sytë dhe hundën time. Ai është një dhuratë, një mrekulli e vërtetë”, tha ai.

Gjinekologia që ka asistuar në lindjen e Florës, ka thënë se në dhjetë vitet e saj në spitalin në Leverkusen, ajo kurrë nuk kishte përjetuar një lindje të tillë.

“Kjo ishte gjithashtu një eksperiencë emocionuese për mua. Ne kemi raste të ndryshme, por një shtatzëni në moshën 58-vjeçare – kjo është shumë e veçantë “, thotë ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz