Kosovarja e nderuar nga NASA (FOTO)
Emrin e kosovares Pranvera Hyseni e mban edhe një asteroid që është zbuluar nga 22-vjeçarja nga Vushtrria. Së fundmi SHBA-ja e ka shpërblyer Hysenin edhe me çmimin “24 Under 24”, çmim i cili ndahet për të rinjtë që arrijnë të bëjnë një ndryshim në botë, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Pranvera Hyseni është emri i një asteroidi (planet i vogël që rrotullohet rreth diellit). Këtë emër e ka marrë nga Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA) në nderim të kosovares 22-vjeçare Pranver Hysenit, e cila e ka zbuluar atë.
Vushtrriasja është shumë e dhënë pas astronomisë, fushë në të cilën po punon me përkushtim dhe tashmë ka korrur sukseset e para ndërkombëtare.
Së fundmi ajo është shpërblyer edhe me çmimin “24 Under 24”, i cili dhurohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të rinjtë nën 24 vjeç që arrijnë të bëjnë një ndryshim në botë.

Lexo edheTa ndihmojmë Blerta Halimin ajo ka nevojë për ne

Në një rrëfim për gazetën “Zëri” Pranvera Hyseni tregon se si fëmijë ishte e intriguar nga fusha e astronomisë, mirëpo duke marrë parasysh kushtet dhe rrethanat se sa kjo fushë është e zhvilluar në Kosovë vështirësitë për t’ju rrekur kësaj rruge ishin të dukshme.














