Kosovarja 20-vjeçare që u gjet dje, u përdhunua në Kukës të Shqipërisë
BILLI

Lexo edheSupergol nga Adnan Januzaj ndaj Real Madridit – por fatkeqësisht anulohet

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë së Kukësit i kanë arrestuar dy 31-vjeçarin Xh. H. dhe 24-vjeçarin M. H. (vëllezër), banues në fshatin Lojme.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, babai i 20-vjeçares, Milazim Berisha.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë nga Kosova, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.
Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Lexo edheSupergol nga Adnan Januzaj ndaj Real Madridit – por fatkeqësisht anulohet