Kosovarit i humb telefoni në Lezhë, policia ia gjen e ia kthen atij
dp

Lexo edhe‘Një zemër rreh për ty’, Xhensila shfaqet ‘përvëluese’ nga prapaskena e klipit të ri

Një shtetasi të Kosovës, të cilit i kishte humbur telefoni në Lezhë, iu gjet nga Policia Rrugore në Shqipëri.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi nga ana e Policisë së Shtetit, duke njoftuar se telefoni i gjetur i është kthyer pronarit.
“Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë patrullimit në qytetin e Lezhës, kanë gjetur në rrugë, një celular. Nga verifikimet e kryera rezultoi se celulari i përkiste një shtetasi kosovar”.

Lexo edhe‘Një zemër rreh për ty’, Xhensila shfaqet ‘përvëluese’ nga prapaskena e klipit të ri
“Shërbimet e Policisë kanë kontaktuar me shtetasin kosovar dhe i kanë kthyer atij, celularin që i kishte humbur. Ai i falënderoi punonjësit e Policisë, për profesionalizmin dhe për korrektesën”, thuhet në njoftim.