Kosovari prangoset, tentoi të kalonte në pikën kufitare me Shqipërinë me armë dhe municion në automjet
dp

Lexo edheFSK pjesë e ushtrimit të amerikanëve “Dynamic Front 26” në Gjermani me automjete, armatim e municion të vetin

Autoritetet shqiptare njoftojnë se në automjet u sekuestruan dy karikatorë me fishekë, dy thika, një sëpatë dhe një shkop metalik, si dhe vetura e tij, të gjitha si prova materiale, transmeton lajmi.net.
Shtetasi kosovar, identifikuar si M.L., 39 vjeç, banues në Kosovë, u arrestua për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Policia ka nënvizuar se ky arrestim është rezultat i kontrolleve të rrepta në pikat kufitare dhe përbën pjesë të luftës kundër trafikimit të armëve dhe municionit./lajmi.net/

Lexo edheFSK pjesë e ushtrimit të amerikanëve “Dynamic Front 26” në Gjermani me automjete, armatim e municion të vetin