BallinaSportKosovari në 12 vite karrierë, ka luajtur në 13 skuadra!!

Kosovari në 12 vite karrierë, ka luajtur në 13 skuadra!!

Të ngjajshme

DW: IA po hyn në shkolla! A është Ballkani Perëndimor gati?

Rreth dy të tretat e të rinjve përdorin tashmë...

Lista Serbe: Nga e hëna nis procedura për pajisjen me dokumente të Kosovës

Lista Serbe ka njoftuar se, pas asaj, siç thonë...

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

Bajram Nebihi ka 12 vjet karrierë si profesionist.

Por gjatë kësaj periudhe, 29-vjeçari ka ndërruar plot 13 skuadra.

E nisi në vitin 2006 në skuadrën e Aindling (Gjermani), pastaj vazhdoi në Augsburg 2 (Gjermani), Zob Ahan (Iran), Wacker Burghausen (Gjermani), Bursaspor (Turqi), Ampfing (Gjermani), Landsberg (Gjermani), Union Berlin (Gjermani), Stuttgarter Kickers (Gjermani), Inter Turku (Finlandë) dhe në tri skuadrat e Tajlandës: Ubon United, Port, Chiangrai United. Në këtë të fundit është i huazuar deri në muajin nëntor të këtij viti nga skuadra Port.

Edhe si i ri, Nebihi ndërroi katër klube sa ishte në Gjermani: Ingolstadt Nord, Grun-Weib Ingolstadt, Ingolstadt 04 dhe Jahn Regensburg.

Nebihi pranon se numri i skuadrave të ndërruara është i madh. Por shton se ka qenë i detyruar.

“Janë goxha shumë, por kështu ka qenë situata. Në disa raste më ka munguar fati e në disa nuk kam pasur durim e disiplinë. Kanë ndikuar edhe disa lëndime. Nuk kam qenë i disiplinuar, kam menduar se jam më i miri dhe më mjafton vetëm talenti. I pranoj gabimet e mia, askënd nuk e fajësoj. Por të mendoja si sot, ndoshta karriera ime do të ishte më e madhe. Nuk do të kisha bërë kaq shumë gabime”, ka thënë Nebihi. /koha/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz