BallinaLajmeKosovari i gjetur në makinën e shkrumbuar rezultonte i zhdukur nga 29...

Kosovari i gjetur në makinën e shkrumbuar rezultonte i zhdukur nga 29 prilli (FOTO)

Të ngjajshme

Sunderlandi i Xhakës fitues në derbin ndaj Newcastles në minutat e fundit

Sunderlandi ka arritur fitoren e tyre më të rëndësishme. Ata...

Renditja pas javës së 26-të në Superligë, buzëqesh Drita

Pas përfundimit të javës së 26-të në Superligën e...

Ymeri: Kosova duhet të ketë strategji për rezervat e naftës dhe kontroll të çmimeve

Deputetja e LDK-së Janina Ymeri ka kërkuar masa konkrete...
Makina me targë të Kosovës 02 960 SN hyri në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës më 29 prill. Sot, më 5 maj, automjeti u gjet i shkrumbuar mes barishteve në një tokë, në fshatin Derven të Fushë-Krujës, rreth 250 metra larg rrugës kryesore të automjeteve.

Brenda saj u gjet i karbonizuar një trup i pajetë njeriu.

Policia e ka të pamundur të identifikojë se për kë bëhet fjalë, madje është i padallueshëm nëse trupi i përket një femre apo një mashkulli, për shkak se është shkrumbuar totalisht.

Lajmi.net merr vesh se viktima është Xhafer Osmani nga Vushtrria i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 29 prilli, data kur edhe ka hyrë në territorin e Shqipërisë.

Ai udhëtoi për në Shqipëri me veturën e tipit Volkswagen Touran.

vet1vet2vet3

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz