Një shtetas nga Kosova ka marrë një dënim nga gjykata në Norvegji me 10 vjet burg për vepra penale që lidhen me drogën. Ai u arrestua në Morinë dhe u ekstradua drejt shtetit norvegjez, ku do të vuajë dënimin atje.
“U ekstradua në Norvegji, shtetasi në kërkim ndërkombëtar I.T., vjeç 49, banues në Kosovë, pasi autoritetet Gjyqësore Norvegjeze, e kanë dënuar me 10 vjet burg, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Neni 162 i Kodit Penal Norvegjez”, thuhet në njoftim.