back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKosovarët po braktisin udhëtimet me tren, shtohen udhëtimet me aeroplan

Kosovarët po braktisin udhëtimet me tren, shtohen udhëtimet me aeroplan

Të ngjajshme

Nën kërcënimin e thikës grabiten para nga një këmbimore në Pejë

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë. Dy...

Rrënqethëse: Londrimi e Klodi i bëjnë dhuratë figura që i kujtojnë Elijonës nënën dhe motrën

Elijona festoi ditëlindjen në një ambient magjik brenda shtëpisë...

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit për tremujorin e tretë (TM3) 2016, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor dhe Postë Telekomunikacionin”.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për territorin e Kosovës, si vijon: gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë hekurudhorë privatë. Ndërsa, qarkullojnë 8 lokomotiva diselë, të cilat bartin 27 vagonë: 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

Në tremujorin e tretë të vitit 2016, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 70 mijë. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016 është një ulje për 14,56 % të numrit të udhëtarëve.

Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e tretë të vitit 2016 është 14 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e dytë të vitit 2016, ka pasur ulje për 31,16%.

Numri i fluturimeve, në tremujorin e tretë të vitit 2016, është 2 174 ose 1,12 % më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015).

Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 573 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015) ka një rritje për 5,97 %.

Të Fundit

Sport

ShowBiz