BallinaLajmeKosovarët kanë blerë mbi 20 milionë euro pajisje për prodhimin e kryptovalutave

Kosovarët kanë blerë mbi 20 milionë euro pajisje për prodhimin e kryptovalutave

Të ngjajshme

Vdekja e tre kosovarëve në Vjenë: Urdhërohet autopsia, kërkohet përgjegjësi për rastin

Tre kosovarë humbën jetën në një kantier ndërtimi. Bëhet fjalë...

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i...

Zbulohet vendbanim ilir në Lushnjë

Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë. Gërmimet arkeologjike...

Prodhimi i kriptovalutave në Kosovës ka filluar në vitin 2015 dhe deri tani, në vendin tonë janë importuar pajisje për prodhimin e tyre, vlera e të cilave arrin në 22 milionë euro.

Kështu ka bërë të ditur Driton Azemi nga Dogana e Kosovës.

“Prodhimi i kriptovalutave në Kosovë ka nisur qysh herët, që prej vitit 2015 ne kemi pasur rastet e importit për prodhimin e Bitcoin-ëve”, tha ai në KallxoPernime.

“Sipas një analize që e kam bërë, nga viti 2015 deri më sot janë importuar diku rreth 4 milionë euro pajisje për prodhimin e Bitcoin-ëve, ndërsa kartela grafike të cilat përdoren për prodhimin e kriptovalutave, vlera e tyre është 18 milionë euro”, shtoi ai.

Prodhimi i kriptovalutave është ndaluar në Kosovë që nga fillimi i këtij viti, me një vendim të nxjerrë nga Ministria e Ekonomisë, i cili obligon organet e rendit që të sekuestrojnë kudo ku hasin pajisje për prodhimin e monedhave digjitale./GazetaSinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz