BallinaLajmeKosovar Sadiki provohet tek ekipi elitar skocez

Kosovar Sadiki provohet tek ekipi elitar skocez

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Mbrojtësi kosovar synon ta tregojë veten tek Greenock Morton, ku do të kalojë nga skuadra Hibernian.

Kosovar Sadiki do ta vazhdojë karrierën në futbollin skocez, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar do të provohet tek ekipi Greenock Morton, ndërsa në janar ishte transferuar tek ekipi tjetër skocez, Hibernian, ku megjithatë kishte përfunduar në skuadrën e rezervistëve.

Sadiki është lindur në Gjermani, por e ka përfaqësuar Kanadanë në kategorinë U-23, derisa mund të jetë në dispozicion edhe të Gjermanisë, Shqipërisë apo edhe Kosovës.

Ai kishte nënshkruar me Hibs në janar nga skuadra kroate, NK Lokomotiva Zareb pas provave të kaluara në “Easter Road”.

Lojtari ishte transferuar nga Neil Lennon, por nuk e kishte zhvilluar asnjë ndeshje në ekipin e parë të tash trajnerit të Celtivut dhe kjo kishte vazhduar edhe nën drejtimin e trajnerit Paul Heckingbottom.

Edhe pse kishte interesime nga klubet tjera, Sadiki vendosi për Morton, ku synon ta tregojë veten nën drejtimin e trajnerit David Hopkin.

Para se të luante në Zagreb, Sadiki e kishte kaluar një periudhë në akadaminë e Stoke Cityt dhe Queen’s Park Rangers në Angli. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz