Kosova zyrtarisht në “mjegull institucionale” – Nuk konstituohet Kuvendi as në tentimin e 54-të, Parlamenti hyn në pauzën e Kushtetueses
dp

Lexo edheNis seanca e 54-të konstituive, e fundit para përfundimit të afatit kushtetues

Me këtë dështim, Kuvendi hyn automatikisht në pauzën e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka vendosur një masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 27 korrik deri më 8 gusht 2025.
LVV vazhdoi me tentimin për të themeluar Komisionin për Votimin e Fshehtë, por që nuk u përkrah nga ish-opozita. Kësaj radhe tentimi për themelimin e komisionit mori veç 56 vota për.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë tash e tutje, ndërsa pritet një vendim i ri nga Gjykata Kushtetuese për të sqaruar rrjedhën e mëtejshme të situatës, që po paralizon funksionimin e institucioneve dhe po shkakton pasiguri të thellë politike në vend./lajmi.net/

Lexo edheNis seanca e 54-të konstituive, e fundit para përfundimit të afatit kushtetues