back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeKosova zgjeron aleancat ndërkombëtare, Osmani takim me Presidentin e Sierra Leones

Kosova zgjeron aleancat ndërkombëtare, Osmani takim me Presidentin e Sierra Leones

Të ngjajshme

Borxhet e ujit, “Hidrodrini” vendos afat 18 shkurtin

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar konsumatorët shtëpiakë,...

Tentuan t’i jepnin ryshfet policit në pikë kufitare në Vërmicë – ngritet aktakuzë ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Prizren, përmes Departamentit për Krime të...

Takim trepalësh Kosovë, Shqipëri, Kroaci për mbrojtjen

Në kuadër të zbatimit të Deklaratës së përbashkët trepalëshe...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio.

Sipas një komunikate nga Presidenca e Kosovës, në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, me qëllim të përfitimit të qytetarëve të të dyja vendeve dhe adresimit të sfidave të përbashkëta.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për ndërtimin e partneriteteve të forta dhe të qëndrueshme me shtete në mbarë botën, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fusha me interes të ndërsjellë.

Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve dhe takimeve bilaterale të Presidentes Osmani gjatë vizitës së saj në Emiratet e Bashkuara Arabe. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz