BallinaLajmeLajmet e FunditKosova U16 e mbyll Europianin e volejbollit në Prishtinë pa asnjë set...

Kosova U16 e mbyll Europianin e volejbollit në Prishtinë pa asnjë set të fituar

Kombëtarja e Kosovës U16 në volejboll e ka zhvilluar ndeshjen e fundit sonte në Kampionatin Europian që po mbahet në Prishtinë dhe Tiranë.

Si në gjashtë ndeshjet paraprake, edhe këtë herë ndaj Turqisë, Kosova U16 pësoi humbje të thellë 3:0 në sete, shkruan Gazeta Express.

Madje, në asnjërin prej tyre, Kosova nuk arriti ta rrezikonte Turqinë, duke u kufizuar dy herë në 14 pikë, e në setin e fundit në 13 sosh.

Kësisoj, Kosova U16 e mbyll Kampionatin Europian me të gjitha humbje dhe pa as edhe një set të vetëm të fituar.

Ndërkohë, organizimi nga ana e Federatës së Volejbollit ishte i mirë dhe ndër të pakta Kampionate Europiane që organizohen në vendin tonë.

- Advertisement -