BallinaLajmeKosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve

Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve

Të ngjajshme

AAK thërret konferencë për media të dielën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  ka njoftuar se nesër...

KEDS-i me punime në rrjet, në këto zona nesër ka reduktime

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Superylli i Realit, Jude Bellingham e zbulon një pendesë të karrierës së tij

Jude Bellinghami ka kaluar disa probleme me dëmtimet që...

Casemiro nis kontaktet me këtë klub pas vendimit për t’u larguar nga United

Casemiro do të largohet nga Manchester Unitedi në fund...

Kosova ka shënuar përparim në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve në Kosovë, veçanërisht të atyre nën moshën pesëvjeçare. Kështu tregon raporti i fundit nga Grupi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara për Vlerësimin e Vdekshmërisë së Fëmijëve.

Ky trend i rënies, sipas drejtorit të Klinikës së Neonatologjisë, Luan Morina tregon për përkushtimin në ofrimin e shërbimeve cilësore.

“Është vënë re një trend pozitiv, i cili bazohet në: Zgjerimin dhe rritjen e kapaciteteve infrastrukturore në neonatologji, trajnimin e stafit dhe ofrimin e monitorimit më të avancuar, përdorimin e teknologjive të avancuara, si për shembull pajisjet për përmirësimin e ventilimit respirator”, thotë pos tjerash Morina.

Po ashtu, raporti pasqyron edhe përpjekjet e institucioneve në hartimin e politikave me fokus nënat dhe foshnjat.

“Do të thotë, Kosova në 10 vitet e fundit ka treguar një sukses me 39% ulje të fëmijëve nën moshën 5 vjeçare. Në krahasim, për shembull, me vitin 2015, afër 15 fëmijë kanë vdekur në 1000 lindje të gjalla, dhe kjo përqindje ka rënë tashmë në 8 në vitin 2024”, thotë Dafina Muçaj, zyrtare për shëndetësi në UNICEF.

Këto rezultate reflektojnë edhe investimet dhe zgjerimin e shërbimeve cilësore në kujdesin parësor. U vlerësua edhe zgjerimi i Programit të Vizitave ndaj nënave dhe fëmijëve në shtëpi.

“Programi për nënat dhe fëmijët ka filluar nga viti 2023. Në kuadër të programit punojmë me katër ekipe: dy paradite dhe dy pasdite. Informatat i marrim nga Klinika e Gjinekologjisë dhe ato private përmes Qendrave të Mjekësisë Familjare. Është shumë e rëndësishme sepse nënat, në bashkëpunim me infermieret, bashkëbisedojnë dhe e përcjellin zhvillimin e fëmijëve”, thotë Afërdita Krasniqi, koordinatore për nëna dhe fëmijë, QKMF.

Sipas raportit, i cili kërkon përshpejtim në parandalimin e vdekjeve të fëmijëve, rreth 4.9 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeçare, vdiqën në mbarë botën në vitin 2024./RTK

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz