back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKosova po zbrazet, deputetët e Qeveria me duar në xhepa

Kosova po zbrazet, deputetët e Qeveria me duar në xhepa

Të ngjajshme

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Klodi –Benitës: Ëndërr e ke me më pasë mu

Gjatë ditës së sotme, Klodi është shprehur hapur me...

Berat Mehmeti shkarkohet nga posti i Kryeshefit Ekzekutiv të NPL “Kastrioti” Sh.A

Berat Mehmeti ka reaguar publikisht pas vendimit të Bordit...

Më datën 11 prill të këtij viti deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me ikjen masive të të rinjve nga Kosova. Megjithatë për shkak të mungesës së kuorumit ata nuk arritën as të votojnë një rezolutë në lidhje me këtë çështje. E për ikjen e të rinjve një zgjidhje urgjente nuk e ka paraparë as Qeveria e Kosovës, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndonëse po vlerësohet që Kosova po zbrazet nga qytetarët të cilët në mënyrë legale po shkojnë në shtetet tjera për një jetë më të mirë, as deputetët e Kuvendit të Kosovës e as qeveria “Haradinaj” nuk kanë marrë masa urgjente të ndalet fluksi i madh i të rinjve që po ikin nga vendi.

Deputetët e Kosovës, të cilët më datën 11 prill të këtij viti u mblodhën në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me migrimin e të rinjve, nuk arritën as të hedhin në votim një rezolutë për këtë çështje, ndërsa edhe kryeministri Ramush Haradinaj e ka parë si të pamundur një zgjidhje urgjente për këtë, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Analistë politikë në vend i kanë vlerësuar si të papranueshme deklaratat se nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë për ikjen e të rinjve, derisa kanë thënë se Qeveria duhet të ketë një vizion për zhvillimin e vendit.

Derisa janë shprehur të shqetësuar se qytetarët po ikin nga Kosova, deputetë nga opozita kanë thënë se Qeveria nuk ka marrë veprime për të zhvilluar vendin…..

Të Fundit

Sport

ShowBiz