back to top
Wednesday, February 18, 2026
BallinaLajmeKosova pjesë e Forcës së Stabilizimit në Gaza, mediumi izraelit – operacionalizimi...

Kosova pjesë e Forcës së Stabilizimit në Gaza, mediumi izraelit – operacionalizimi në maj

Të ngjajshme

S’ka hajgare me Bodo/Glimtin, e mposht Interin

Skuadra e Bodo/Glimt ka shënuar fitore 3:1 ndaj Interit...

Inaugurimi i Bordit të Paqes, Osmani mbërrin në Washington

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka mbërritur në Washington...

Aksident zinxhiror në Sllatinë, të përfshira 6 vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë...

Përparim Rama publikon video ku shihet Prishtina e dekoruar për muajin e Ramazanit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar besimtarët myslimanë...

Edi Rama publikon videon e fjalës përmbyllëse të Hashim Thaçit në Hagë: Liria ka emër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar videon e...

Mediumi “i24 news” raporton se Izraeli ka konfirmuar se Kosova dhe Kazakistani do t’i bashkohen Marokut, Indonezisë, Greqisë dhe Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza, që synon zbatimin e një armëpushimi dhe çarmatosjen e Hamasit.

Forca shumëkombëshe pritet të bëhet operacionale deri në maj, vijon raportimi i mediumit.

Ndërkohë, autoritetet e Kosovës nuk kanë dhënë akoma ndonjë detaj për pjesëmarrjen e Kosovës në Gaza.

Ditë më parë, Kryeministri Kurti ka folur për këtë çështje kur është pyetur për Bordin e Paqes.

“Kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gaza dhe aty unë e di që Kosova është përfaqësuar në konferencën në Doha në Katar nga Bashkim Jashari. Kemi shprehur gatishmërinë tonë që të marrim pjesë këtu ku FSK është e mirënjohur për kërkim-shpëtim dhe deminim dhe jo vetëm. Ne kemi qenë të interesuar që të marrim pjesë në organet vendimmarrëse politike për këtë forcë. Procesi do të ecë më tutje”, ka theksuar Kurti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz