BallinaLajmeKosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të reja?

Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të reja?

Të ngjajshme

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Aplikacioni social Instagram ka prezantuar një funksion të ri...

Bombarduesit amerikanë vazhdojnë të përdorin bazën RAF Fairford në Britani

Avionët bombardues të SHBA-së po vazhdojnë të përdorin bazën...

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Gabim në mbrojtje, Liverpuli barazon rezultatin ndaj Brightonit (VIDEO)

Liverpuli e ka barazuar rezultatin ndaj Brightonit. Pas një gabimi...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të vendos për dekretin e presidentes Vjosa Osmani, i cili vendim mund të përcaktojë nëse vendi do të vazhdojë me Kuvendin aktual apo do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ndalon ndërmarrjen e çdo veprimi nga Kuvendi dhe Presidenca, do të skadojë brenda dhjetë ditësh.

Deri më 31 mars, Kushtetuesja do të nxjerrë vendimin për të përcaktuar nëse dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ishte i drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën.

Gjykata do ta shqyrton gjithashtu një kërkesë tjetër të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me seancën për zgjedhjen e presidentit, ku janë propozuar Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha Kollçaku.

Vendimi i Gjykatës do të përcaktojë nëse Kuvendi aktual do të vazhdojë punën apo nëse do të organizohen zgjedhje të reja.

Vetëvendosje kërkon që Gjykata të detyrojë deputetët e partive opozitare të marrin pjesë në seancën e votimit, pasi në seancën e parë asnjë deputet opozitar nuk ishte i pranishëm dhe kryekuvendarja Albulena Haxhiu detyroi ndërprerjen e saj për mungesë kuorumi.

Negociatat mes LVV-së dhe partive opozitare për gjetjen e një kandidati për president nuk kanë dhënë rezultat, pavarësisht takimeve të shumta.

LVV-ja e ka cilësuar dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit si antikushtetues, ndërsa Kurti ka theksuar nevojën për negociata të reja me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje për presidentin dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

Dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, kanë thënë se negociatat mund të vazhdojnë vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz