BallinaLajmeKosova më pro-amerikanja sipas Gallup, Ambasada e Kosovës: Testament i partneritetit të...

Kosova më pro-amerikanja sipas Gallup, Ambasada e Kosovës: Testament i partneritetit të fortë

Të ngjajshme

Përplasja për çmimet e naftës e barnave, Dejona Mihali tallet me kosovarishten e opozitës “Nafti”

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është...

Mimoza Ahmeti hap zemrën: Mamin e humba para dy vitesh, nuk e përcolla dot

Mimoza Ahmeti, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut...

Arben Vitia- Hykmete Bajramit: Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka reaguar deputetes...

Kosova është vendi me opinion më pozitiv sa i përket Shteteve të Bashkuara, duke lënë mbrapa Izraelin dhe Shqipërinë. Kështu thuhet sipas të dhënave të sotme të publikuara nga “Gallup”.

Në top pesëshe janë edhe Polonia, Shqipëria dhe Filipinet, shtete këto që kanë opinion negativ kundrejt Kinës.

 Nga ana tjetër, Rusia, Pakistani, Tunizia, Singapori dhe Hong Kongu tregojnë përafrimin më të fortë relativ me Kinën, megjithëse, në mënyrë të dukshme, preferencat e tyre pasqyrojnë negativitet të thellë ndaj SHBA-së më shumë sesa entuziazëm të fortë për Kinën.

Ambasada e Kosovës në Uashington ka reaguar duke e cilësuar këtë si testament të lidhjes së fortë SHBA-Kosovës.

“Sipas raportit të fundit nga Gallup, Kosova regjistron miratimin më të lartë neto relativ për Shtetet e Bashkuara në mbarë botën. Një tjetër dëshmi e partneritetit të fortë dhe miqësisë së qëndrueshme midis dy vendeve tona!”, ka shkruar Ambasada.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz