back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaJetëKosova me fabrikë për përpunimin e hirrës

Kosova me fabrikë për përpunimin e hirrës

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Ndotjes së lumenjve po i vije fundi.

Kështu në takimin në mes të Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës (ShIQK), kryesuar nga Gani Durmishaj, kryetar dhe YUNIKO, përfaqësuar nga Klas Visscher, Wim Maaskant dhe Wilken van Starkenberg dhe përfaqësuesi i rregullatorit të ujërave të Kosovës, Vehbi Duraku, u diskutua trajtimi i ujërave të zeza të ShIQK-së në kanalizimet e Kosovës.

Konkluzion i përbashkët në këtë takim ishte se, ndotësi më i madh i lumenjve ishte hirra, e cila lirohet gjatë prodhimit të djathit dhe gjizës.

Në bazë të analizave dhe fizibilitetit të bëra për këtë produkt nga studenti i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore në Mitrovicë dhe dy studentë nga Holanda, doli që ky produkt mund të përpunohet dhe të shndërrohet në biogaz, ushqim për kafshë dhe si një pije freskuese e cila përmban shumë proteina dhe laktozë të cilat janë të mira për organizëm.

Si konkluzion u arrit që të bëhet një darftpropozim, të kërkohet nga qeveria për hapjen e një fabrike për përpunimin e hirrës, ku aksionar do të ishin ShIQK dhe qeveria, për hir të mbrojtjes së ambientit nga ky produkt, meqë kontaminon ambientin, tokat si dhe ujërat e Kosovës.

YUNIKO mori përsipër që të përgatis një draftpropozim brenda 14 ditësh dhe t’ia dërgoj ShIQK-së dhe ta kontrolloj implementimin e këtij projekti nëse veç arrihet marrëveshja mes ShIQK-së dhe qeverisë.

Kryetari, Gani Durmishaj, mendon që ky projekt është i arsyeshëm dhe i qëlluar për të mbrojtur  ambientin që shkarkimet e tjera të ujërave të zeza të trajtohen me një kosto më të ulët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz